Aktualitet

Tragjike/ Përplaset avioni turistik, katër turistë humbin jetën






               Publikuar në : 16:23 - 31/07/18 |
mapo.al

Katër vetë kanë vdekur si pasojë e përplasjes së një avioni turistrik mbi alpet e Zvicrës, jo larg kufirit me Italinë.


Mjeti fluturues është rrëzuar mbrëmjen e së premtes, nga thuajse 3300 metra lartësi, në cantonin e Vallese-s.

Në bord ndodheshin piloti dhe tre pasagjerë.

Avioni, i nisur nga aeroporti i Sion, po kryente një fluturim turistik dhe duhej të rikthehej sërish në vendin nga ku u nis.

Alarmi u ndez në orën 17.00 të së premtes nga dispozitivi elektronik i mjetit fluturues dhe u dërgua në Centralin ajror të Zvicrës në Zyrih, të cilët vunë në lëvizje ndërhyrjen e shpejtë alpine Air Zermatt.

Me të mbërritur në vendin e aksidentit, operatorët nuk kanë mundur të bëjnë gjë tjetër, veçse të konstatojnë vdekje e katër personave.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas