Politika

Tragjike në QSUT, foshnjën me tumor nuk e mjekojnë sepse prindërit nuk kanë lekë

Partia Zgjidhja e drejtuar nga Koço Kokëdhima denoncon se mjekët në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” refuzojnë të mjekojnë një fëmijë të vogël të diagnostikuar me tumor, pasi prindërit e tij nuk kanë mundësi financiare.

Përmes një njoftimi për mediat, Zgjidhja thekson se fëmija vetëm 16 muajsh ka 5 ditë aty dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. “Një akt i rëndë po konsumohet prej disa ditësh në ambientet e Spitalit Pediatrik në QSUT, në Tiranë, ndërsa mjekët akuzohen se nuk i kanë ofruar ilaçet dhe prej dy ditësh nuk i ndërrojnë fashon një foshnjeje, vetëm pse prindërit nuk kanë mundësi financiare.



Denoncimin për aktin kriminal e bëri dje një studente mjekësie në Tiranë, e cila iu drejtua për ndihmë z.Koço Kokëdhima, kryetar i partisë ZGJIDHJA dhe botues i gazetës ‘Shekulli”, për ta bërë sa më mediatike këtë sjellje çnjerëzore ndaj një foshnjeje që rrezikon jetën. Mëse 10 muaj më parë, pasi u dignostikua me tumor, fëmija iu nënshtrua  një operacioni për heqjen e syrit të majtë, kurim i ofruar falas nga Spitali Amerikan. Por tani metastazat janë shpërndarë në të gjithë fytyrën e fëmijës duke i rrezikuar jetën. Ndaj mjekët kanë sugjeruar nisjen e një kimioterapie urgjente për të ndalur përparimin e sëmundjes. I ati i vajzës së mitur, Bledar Helmi, nga fshati Belesovë i Beratit, thotë se nuk ka mundësi financiare për të ndjekur kurimin e vajzës së vet sepse është i papunë dhe ka edhe dy fëmijë të tjerë më të rritur për të mbajtur”, thuhet në njoftimin e Partisë Zgjidhja.

Sipas babait të foshnjës, ilaçet e para për kurën kushtojnë rreth 15 mijë lekë që ai nuk ka mundësi t’i sigurojë sepse është në gjendje shumë të vështirë ekonomike. I pyetur se çfarë do të bëjë nëse spitali nuk do t’i ofrojë ilaçet falas, Bledari thotë se ai nuk ka asnjë mundësi dhe shpreson te humanizmi i mjekëve, të cilët, sipas denoncimit, ende nuk e kanë kuruar vajzën e mitur që vjen nga një familje e varfër.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas