Kronika, Kryesore

Tragjike në Greqi, e shtyp treni, humb jetën 30-vjeçari shqiptar

Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht pasi është përplasur nga një tren mallrash në Pella të Greqisë. Siç raportojnë mediat greke shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, kishte hyrë ilegalisht në Greqi me të afërm të tij.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi dje rreth orës 14.00. Ndërkohë, dëshmia e një 40-vjeçari, kushëri i viktimës, i cili ishte e shoqëronte, pritet të hedhë “dritë” për rrethanat e ngjarjes në fjalë.



40-vjeçari tashmë është ndaluar nga policia për hyrje të parregullt në shtetin grek, shkruan ‘Zougla’.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas