Bota

Tragjedia në Indonezi, zbulohet shkaku i rrëzimit të avionit






               Publikuar në : 21:35 - 05/11/18 |
mapo.al

Avioni i linjës “Lion Air”, i cili u rrëzua në det afër Indonezisë javën e kaluar ka patur një problem me kilometrazhin në katër udhëtimet e fundit. Dëmtimi i pajisjes që tregon shpejtësinë me të cilën po ecte avioni u zbulua pas gjetjes së kutisë së zezë.


Avioni i “Lion Air” me 189 persona në bord u rrëzua pak pasi ishte nisur nga Xhakarta. Të afërmit e viktimave janë përplasur me zyrtarët indonezianë gjatë një konference teksa pyesnin se pse u lejua të fluturonte avion në fjalë.

Megjithatë shkaku përfundimtar i rrëzimit të avionit nuk është bërë ende i qartë. Avioni ishte nisur për qytetin perëndimor Pangal Pinang, një udhëtim ky që do të zgjaste një orë. Piloti i kishte kërkuar leje kontrollit të trafikut ajror për t’u kthyer në aeroport por më pas kishte humbur kontaktet.

Sakaq, ekipet e kërkimit kanë mund të gjejnë pjesë nga trupat e viktimave, por vetëm 14 individë janë identifikuar. Ndërkohë skuadrat janë ende në kërkim të një tjetër kutie, që mban të dhëna nga regjistrimet në kabinën e pilotit, për të zbuluar më shumë detaje rreth ngjarjes.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas