Kryesore

Tragjedia në Greqi, Shqipëria jep 100 mijë Euro: Kontribut modest

Qeveria shqiptare i ka ardhur në ndihmë Greqisë duke dhuruar 100 mijë euro. Këto para do shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tragjedia e zjarrit të madh, i cili ra dy ditë më parë në zonën e Atikës, në Athinë.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtrae të Twitter-it të Qeverisë Shqiptare, shkruhet:



“Lutjet dhe mendimet tona kanë qenë me fqinjët tanë të mirë grekë dhe për shqiptarët që jetojnë atje. Ditët e fundit kanë qenë tmerrësisht tragjike, dhe në shpresojmë që ky kontribut i joni modest, t’u vijë në ndihmë në këto kohë të vështira”.

Ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2018, ndërkohë që ministritë përgjegjëse për zbatimin e këtij vendimi me firmën e kryeministrit Rama janë ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe ajo e Financave.

Ministri i MEPJ, Ditmir Bushati në një postim në rrjetet sociale shprehu solidaritetin e shtetit shqiptar dhe gatishmërinë e vendit për të ndihmuar fqinjët tanë, ndërsa bën të ditur se ambasada shqiptare në Athinë vijon të mbetet në kontakt me autoritetet greke dhe komunitetin shqiptar të prekur nga tragjedia.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas