Politika

Tragjedia në Genova, reagon Rama: Dy shqiptarë mes viktimave, por për ne të gjithë vëllezër e motra






               Publikuar në : 14:06 - 15/08/18 |
mapo.al

Kryeministri Rama ka reaguar me një shënim në italisht pas tragjedisë në Genova, ku shembja e urës ka lënë pas 39 viktima, mes të cilëve dy të rinj shqiptarë.


“Tragjedia në Genova ka copëtuar zemrat e shqiptarëve”- shkruan Rama në mesazhin e tij postuar në Twitter.

Ai thekson se po ndjek me ankth orë pas ore bilancin shkatërrues të jetëve të humbura.

“Nën rrënoja ishin edhe dy shqiptarë rezidentë në Itali, por për ne të gjithë ishin vellezer e motra”,- shkruan Rama.

rama


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas