Bota

Tragjedia në Genova/ Brenda 8 muajsh do ndërtohet urë e re, ja shpërblimi për familjet e viktimave






               Publikuar në : 18:40 - 18/08/18 |
mapo.al

Sot në Itali u zhvillua ceremonia mortore për personat që humbën jetën nga shembja e urës Morandi në Genova të Italisë, ndërsa qeveria italiane zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme.


Mediat italiane bëjnë me dije se në vendimin e qeverisë italiane është vendosur që ndërtimi i urës së re prej çeliku të bëhet brenda 8 muajsh.

Shoqëria e autostradave në Itali ka marrë përgjegjësinë dhe ka thënë se do të duhet shumë kohë për të gjetur të vërtetën e shembjes së urës, ndërsa ka deklaruar se do të japë rreth gjysmë miliard euro shpërblim për familjet e viktimave që humbëm jetën në këtë ngjarje tragjike si dhe për banorët e larguar, raporton Tgcom.

Ndërkohë numri i viktimave është rritur në 43, pasi së fundmi ka humbur jetën edhe një shofer nga Rumania në spital, pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

 


Etiketa: , , ,

Pas