Bota, Kryesore

Tragjedia në Genova, ambasadorja: Trupi i një prej shqiptarëve do prehet në Itali, tjetri në Shkodër

Në një lidhje telefonike për News24, ambasadorja shqiptare në Itali, Anila Bitri u shpreh se nuk ka shqiptarë të tjerë të lënduar nga shembja  e urës në Genova, ku deri më tani kanë humbur jetën 39 persona mes të cilëve edhe dy shqiptarët  Marjus Djerri dhe Admir Bokrina. Ambasadorja u shpreh se ambasada shqiptare po mban kontakt dhe ofron ndihmë ndaj familjarëve të viktimave, ndërsa sipas saj një prej viktimave do prehet në Itali, ndërsa viktima tjetër do transportohet në Shqipëri.

“Deri në këto moment nuk kemi informacione për shtyparë të tjerë të implikuar në këtë tragjedi apo shqiptarë të lënduar, por kërkimet vazhdojnë nga autoritetet. Ne kemi ndjekur këtë situatë fatkeqësie dhe po bashkëpunojmë me atutritetet italaine. Ne kemi telefomaur edhe familjarët. Ne ofrojmë gatishmërinë për nevojat që do kenë familjarët e viktimave.



Nese familjarët duhet të kthejnë trupat në Shqipëri ose atje kur ata duan. Kemi një kërkesë për të rikthyer trupin e një prej viktimave në Shkodër, ndërsa në rastin tjetër mesa duket do qëndrojnë në Itali pranë familjes. Ne jemi pranë familjarëve. Në Genova janë diplomatë dhe konsulli ynë i nderit që po ndjekim situatën. Kemi pasur rastin dhe kemi marrë ngushëllime nga prefekti dhe kryetari i bashkisë të Genovas për humbjen e dy shqiptarëve”- tha ambasadorja shqiptare.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas