Kronika, Kryesore

Tragjedia në Elbasan, policia dyshon se kryefamiljari ia vuri vetë flakën shtëpisë

Në informacionin paraprak të shpërndarë nga policia e Elbasanit në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Gjergjan, ku humbi jetën një çift bashkëshortësh, hidhen dyshime mbi faktin se bombolat e gazit janë hapur qëllimisht nga kryefamiljari Shyqo (Vasil) Liçi, i cili mund ta ketë ndërmarrë vetë këtë akt ekstrem.

Dyshimet janë që përvec një problem shëndetësor të gruas së tij, dy bashkëshortën kishin probleme edhe me fëmijët që jetonin jashtë vendit.



Më poshtë njoftimi paraprak i policisë së Elbasanit për këtë ngjarje.

“Në fshatin Gjergjan, Elbasan, në banesë janë konstatuar pa shenja jete nga një i afërm i tyre shtetasit: V. Liçi, 65 vjeç, dhe bashkëshortja  e tij shtetasja S. Liçi, 61 vjeçe. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë  të  rrethanave të ngjarjes,  ku nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi V. Liçi ka hapur bomblën e gazit e më pas i ka vendosur flakën. Si pasojë  kanë marrë flakë disa orendi shtëpiake si dhe dyshohet nga asfiksia kanë  ndëruar jetë bashkëshortët. Nipi i tyre ka konstatuar zjarrin dhe ka shkuar menjëherë në banesë duke u futur nga dritarja por çifti kishte ndërruar jetë.”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas