Kryesore

Tragjedia e Genovës, Meta viziton familjen e Admir Bokrinës: Të reflektojmë për sigurinë e veprave publike




               Publikuar në : 20:43 - 18/08/18 |
mapo.al

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vizituar familjen e Admir Bokrinës në Oblik të Shkodrës, i cili është një nga dy shqiptarët që humbi jetën në tragjedinë e Genovas si pasojë e shembjes së urës.


Meta u shprehu ngushëllime familjarëve dhe tha se ky rast duhet të na bëjë që të jemi të kujdesshëm dhe të reflektojmë për sigurinë e veprave publike në Shqipëri.

“Nuk kanë fuqi fjalët për të shprehur dhimbjen e ngushëllimin për këtë rast tragjik. Tragjedia e Genovas të na ndihmojë të reflektojmë për sigurinë e veprave publike. Duhet të marrim masa të forta për parandalimin e tragjedive të tilla në vendin tonë”- ka thënë Meta.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas