Kronika, Kryesore

Tragjedi në Itali, vdes shqiptari në aksident

Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Viterbos në Itali, ku ka humbur jetën një shqiptar dhe 4 të tjerë po shqiptarë janë plagosur. Të pestë të rinjtë po udhëtonin me një mjet tip “Golf”, i cili ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Drejtësi i metit raportohet se vdiq në vend, ndërsa katër pasagjerët mbetën të plagosur. Identitetet e personave të përfshinë në aksident nuk bëhen me dije. Pas përplasjes, 5 ambulanca dhe një helikopter shkuan në vendngjarje për t’i dhënë ndihmë personave të aksidentuar.



Disa media italiane raportojnë se makina me të cilën lëviznin shqiptarët bëri një manovër për të shmangur një tjetër automjet tip “Smart” para se të përplasej me pemën. Ndërsa të tjera raportime flasin për një garë shpejtësie mes “Golf”-it dhe një tjetër automjeti, ende të paidentifikuar nga Policia.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas