Kryesore

Tragjedi në futbollin francez, vritet mbrojtësi i Saint-Etienne





               Publikuar në : 15:41 - 10/09/18 |
mapo.al

Ish-futbollisti i Saint-Etienne në kampionatin francez, William Gomis, ka mbetur i vdekur për shkak të një plage me armë zjarri, ka konfirmuar klubi francez.


Mbrojtësi e la klubin francez këtë verë, pas 5 vitesh aty, ku ishte pjesë e ekipit rezervë.

Nuk ka ende të dhëna të qarta për rrethanat e vdekjes, por mediat lokale në Saint-Etienne raportojnë se bëhet fjalë për një konflikt me armë dhe policia gjeti në skenën e krimit 24 gëzhoja Kallashnikovi, ndërkohë që thuhet se në incident ka humbur jetën edhe një 14-vjeçar.

“AS Saint-Étienne ka marrë lajmin e hidhur të vdekjes tragjike të William Gomis, mbrëmjen e shkuar. Gomis gëzonte respektin e të gjithëve në klub, ku ishte pjesë e jona prej moshës 15-vjeçare. Jemi tronditur të gjithë nga kjo fatkeqësi dhe u ofrojmë ngushëllimet tona të sinqerta familjarëve të tij”, shkruan Saint-Étienne në faqen e vet zyrtare./ts/

View image on Twitter


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas