Sport

Tragjedi në Francë, vdes lojtari i regbisë pas një ndërhyrjeje në ndeshjen miqësore

Regbia franceze por jo vetëm janë nën shok pas vdekjes së Louis Fajfrowski, 21 vjeç, lojtar i Aurillac, pas një ndërhyrjeje të pësuar në fushën e lojës në ndeshjen e parë të sezonit.

Për gazetën lokale të zonësn, “La Montagne”, komentatori i asaj ndeshjeje tregon atë që ka ndodhur në fushën e lojës. “Ishte minuta e 50 kur Aurillac merr topin në zotërim dhe pas disa kalimeve ai përfundon në duart e Fajfrowski.



Lojtari pëson një ndërhyrje të ashpër në gjoks, duke u ngritur fillimisht në ajër e më pas për t’u rrëzuar në tokë”.

Por ndërhyrja as nuk u konsiderua si faull dhe të tilla si ajo shihen gjithmonë e më shumë në këtë sport. Megjithatë lojtari mbetet në tokë dhe vetëm pasi mbërrijnë mjekët arrin të çohet dhe me ndihmën e tyre, edhe pse duke qeshur, shkon në dhomën e zhveshjes, ku ankohet për dhimbje në bark.

Ndeshja vazhdon si zakonisht, por në përfundim të saj do të jepet alarmi. Sipas dëshmive të para, Fajfrowski mendohet të ketë pësuar tri herë atak në zemër në ato çaste, i treti ishte edhe fatali për të. Pavarësisht mbërritjes së ambulancës për ta dërguar në spital, tragjedia kishte ndodhur tashmë.

Prokuroria e Aurillac ka nisur hetimet mbi ngjarjen çka do të thotë që lojtarit do t’i bëhet autopsia, por vdekja e tij tragjike ka rindezur edhe një herë debatin mbi sportin e regbisë në Francë dhe kudo, pasi lojtarët nuk përdorin masa mbrojtëse përveç se për dhëmbët, ndërsa përplasjet në fushë janë gjithnjë e më të forta.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas