Aktualitet

Tragjedi idiote… / Tenton të shmangë qenin, aksidentohet dhe humb gruan shtatzënë dhe vajzën 3-vjeçare

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një gruaje shtatzënë, fëmijës 5-muajsh në barkun e saj si dhe të vajzës 3-vjeçare, ndodhi gjatë përpjekjes së drejtuesit për të shmangur një qen në rrugë.

Makina e drejtuar nga Sedat Uçkol, doli nga rruga në provincën turke të Kirsehirit pasi lëvizja e shpejtë për të shmangur qenin shkaktoi këputjen e timonit dhe përmbysjen e mjetit me 4 persona, përfshirë gruan shtatzënë.



Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë ekipet e xhandarmërisë, të cilët nxorën nga makina 4 të plagosurit dhe i dërguan me shpejtësi në spitalin shtetëror të zonës.

Bashkëshortja e shoferit, Esra Uçkol, e cila ishte 5 muajshe shtatzënë humbi jetën së bashku me fëmijën e saj ende palindur.

Agjencia e lajmeve“AA” raportoi se pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, plagëve nuk mundi t’u mbijetojë as vajza e çiftit, 3-vjeçarja Ela Uçkol. Ndërkohë drejtuesi i mjetit dhe kunata e tij vijojnë të mbeten në gjendje të rëndë për jetën.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas