Kronika, Kryesore

‘Toyota’, në kërkim porositësit. Kushërinjtë Vladi të licencuar për transferta jo bankare

Dyshimet se 3 milionë e 366 mijë euro vijnë nga droga, ka shtuar diskutimet në organin e akuzës që dosja e Durrësit të përcillet pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Por siç thotë një burim, nuk ka ende një vendim, për sa kohë nuk ka ende bindje se bëhet fjalë për një organizatë kriminale e për sa kohë veprat për të cilat është regjistruar hetimi fillestar është pastrim parash që vijnë nga veprimtaria kriminale, falsifikim dhe armëmbajtje pa leje.



Gjatë ditës kanë rezultuar pas sukses kontrollet për arrestimin e dy të kërkuarve Alfred Vladi, 33 vjeç dhe Elvis Vladi, 38 vjeç, të cilët janë kushërinj me njëri-tjetrin. Siç rezulton nga hetimi i forcës së ligjit në Prokurorinë Durrës, dy të rinjtë nga Peshkopia janë porositësit e ngarkesës së automjeteve që rezultoi me ngarkesën më të madhe të parave.

Rezulton gjithashtu se njëri nga të kërkuarit, Elvis Vladi, ka qenë i skeduar nga autoritetet britanike. Gjatë 2015-ës, ai është prangosur gjatë një operacioni antidrogë së bashku me disa persona të tjerë për dyshimet e trafikut të kokainës, por në përfundim të gjykimit është shpallur i pafajshëm.

Nga ana tjetër, siç ka dyshime, Alfred Vladi ka njohje me Edi Canin dhe Alban Mollaymerit, që të dy ata me biznese në fushën e automjeteve dhe të transportit. Edhe Alfred Vladi rezulton të administrojë një biznes për dhënien e automjeteve me qira, selia e të cilës gjendet në Laprakë.

Nga një kërkim i thjeshtë në qendrën kombëtare të biznesit rezulton se ata kanë aktivitet edhe për transfertat e parave në sektorin jo bankar. Prokuroria ka marrë në pyetje të arrestuarit që po prisnin ngarkesën e mbi 3 milionë eurove, të cilët kanë mohuar të kenë lidhje dhe dijeni mbi to./TCH/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas