Politika

Toyota me 3.4 milionë euro, Berisha denoncon Ballën: Ke tre mbiemra, pranove pa dashje që je …

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me kapjen e 3.4 milionë eurove në Durrës.

Me anë të një statusi në Facebook, Berisha akuzon drejtpërdrejtë Taulant Ballën, dhe shkruan se  deputeti i PS ka tre mbiemra.
“Taulant Ballen me tre mbiemra droge per lidhjet e tij me klanet e droges Gjura/Hoxha/Jashari, Kryetari i PD Lulzim Basha e akuzoi tulle para mbare shqiptareve se zgerdhimtari Balla priste 5 milione euro qe do vinin nga Gjermania me Toyota Yaris”, shkruan ndër të tjera Berisha.



 

Postimi i plotë

Nuk ka rendesi ujku por gjurma!?!?

Taulant Balla apo Gjura apo Jashari apo Hoxha dhe se fundi Yaris, pranon pa dashje se eshte ne tave!

Te dashur miq, diten e enjte ne parlament, Taulant Ballen me tre mbiemra droge per lidhjet e tij me klanet e droges Gjura/Hoxha/Jashari, Kryetari i PD Lulzim Basha e akuzoi tulle para mbare shqiptareve se zgerdhimtari Balla priste 5 milione euro qe do vinin nga Gjermania me Toyota Yaris.

Vetem dy dite pas kesaj deklarate ne Durres erdhen nga Gjermania te famshmet Toyota Yaris me tre pako nga 1.5 milione euro, nga te cilat policia vodhi 1 pako me 1.2 milione euro per Xhafen e Droges!

Ardhja e Toyota Yaris zhduku si mi per dy dite Ballen pasi ai tani per te gjithe shqiptaret ishte pritesi i parave te krimit. Qytetareve u shtoi shume bindjen edhe fakti se Taulant Gjura njoftoi dje nje konference shtypi por nuk ia mbajti te dale para mediave, anulloi konferencen dhe leshoi nje flete rrufe me gjuhe halabaku kunder Bashes, te cilen ne fakt me te drejte mediat e cilesuan si vetakuze te Balles.

Balla Yaris sot ra brenda me dy kembet. Ai, per te hedhur poshte pretendimin e mediave se Bashes informacionin ia kane dhene sherbimet e huaja, deklaroi heret ne mengjes se kete informacion Bashes nuk ia kane dhene sherbimet e huaja. Me kete deklarate Balla indirekt pohonte se ai eshte pritesi i parave por ama Bashes informacionin nuk ia kane dhene sherbimet e huaja por sherbimi informativ kombetar, qe ne te vertet eshte dhe institucioni qe u njoftua nga sherbimet e huaja per parate dhe ai njoftoi policine. Pra Balla e dine se ky eshte informacion sherbimesh, dhe Xhafa i ka rrefyer Balles se makinat u kapen sepse policine e njoftoi Sherbimi Informativ.

Une nuk di se cili eshte burimi i informacionit por di, ashtu siç deklaroi Basha, se ujku eshte Balla, dhe kete e provon vet Balla duke bertitur se nuk ka rendesi ujku por gjurma. Po kete thote edhe Fatziu ne komunikaten e policise kur deklaron se policise informacioni i kishte ardhur nje dite para deklarates se Bashes ne parlament, pavaresisht se Basha ndofta ishte lajmeruar tre dite para se te bente deklaraten ne parlament.

Edhe mbreme ne Opinion, Lenci, qe se fundi flet si birrsuar nga Fatziu qe kur ka ikur Geroni, dhe nje tjeter qe duket se paguhet si agjent i policise kriminale, i meshonin me te madhe tezes se nuk ka rendesi ujku por gjurma. Sipas tyre policia e dinte nje dite para se Basha ta deklaronte ne parlament, madje tjetri ia priste per te zhvlereauar ujkun qe paralajmeroi Basha se ky operacion ishte i paster vetem nga policia shqiptare.

Miq, keta jane nga armiqte me te rrezikshem qe shqiptaret kane patur ne histori. Vetem fshirja e tyre me nje revolte te pergjithshme popullore eshte shpetimi i Shqiperise! sb

Toyota me 3.4 milionë euro, Berisha reagon për herë të parë me një meme për Ballën

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me kapjen e 3.4 milionë eurove në Durrës.

Me anë të një memeje Berisha ka ironizuar Taulant Ballën, i cili është i akuzuari kryesor nga Partia Demokratike.

Berisha

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas