Sport

Totti pesimist: Skuadrat e tjera gënjejnë për objektivat, Juventus bën një kampionat më vete

Kapiteni i përjetshëm i Romës, Francesco Totti, i cili tashmë mban një post drejtuesi në klubin verdhekuq, është dukur mjaft pesimist për garën e titullit në “Seria A” në një intervistë të fundit të dhënë për radion e Romës.

“Juventusi nuk bën pjesë në këtë garë për titull, bën një kampionat më vete. Roma dhe të tjerat duelojnë për vendin e dytë,”- thotë Totti.



“Është e kotë kur skuadrat e tjera deklarojnë se synojnë titullin, por në realitet të gjitha kërkojnë të renditen mes vendit të dytë dhe të katërt, që të shkojnë në Champions League.

Sezoni është ende i gjatë, por duhet të jemi realistë dhe të pranojmë që Juvja bën një kampionat pa rivalë. Të gjithë duan ta fitojnë Serinë A, jo vetëm Roma por edhe ekipet e tjera u bënë vite që dalin të dytët. Për sa i përket Europës, objektivi i Romës në Champions është të kalojë fazën e grupeve”, thotë Totti, që në fund mbron edhe trajnerin Di Francesco.

“Është një nga trajnerët më të mirë në Itali, me karakter dhe nuk influencohet nga askush. Ne si klub dhe tifozeria duhet t’i qëndrojë pranë. Nuk jemi në një tunel vetëm se kemi humbur një ndeshje. Kemi një ekip shumë të mirë dhe fjalën krizë do ta përdorja nëse do të humbisnim 10 ndeshje radhazi e jo tani.”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas