Kryesore

Topi: Vota ime në 8 maj u modifikua nga “specialistët”

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi deklaroi dje në mbrëmje se ai nuk do t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese për të marrë një interpretim mbi procedurat parlamentare të zgjedhjes së presidentit të ri në muajin qershor. Presidenti Topi i bëri këto komente në studiot e televizionit Top Channel, ku ishte ftuar në programin “Fiks Fare”.

“Presidenti dhe palët politike kanë të drejtë që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Meqenëse ky debat ka lindur tek palët politike, atëherë janë ato që mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Unë nuk do ta shfrytëzoj këtë atribut të presidentit sa kohë që këtë mundësi e kanë të tjerët” – tha Topi, i cili ka bërë të ditur prej disa javësh se nuk do të kandidojë më për këtë post. Ai hodhi poshtë komentet politike mbi votën e tij në zgjedhjet vendore të 8 majit, duke lënë të kuptohet se ajo votë nuk ishte ashtu si u tha në media. Ai theksoi me ironi se “përvoja ka treguar se vota e presidentit nuk është më e fshehtë, dhe se “pavarësisht si voton presidenti, tani ka specialistë që e lexojnë si duan votën e presidentit, duke e modifikuar atë”. Presidenti ironizoi gjithashtu edhe marrëveshjen PD-PS kur u bënë ndryshimet e fundit në Kushtetutë 3 vjet më parë, duke thënë se “inercia e shpejtësisë së atyre ndryshimeve kushtetuese mund të kishte vendosur edhe Presidencën nën varësinë e qeverisë”. Ai përsëri la prapa shumë paqartësi rreth mundësisë nëse do të krijojë apo jo një parti të re, si raportojnë mediat, të cilat “po shkruajnë shumë pa parë ndonjë veprim konkret”. Në fillim të emisionit, Presidenti tha se i kishte dërguar kartolinë për Vitin e Ri kryeministrit dhe se gjithashtu kishte marrë një të tillë prej tij, por shtoi se nuk e kishte lexuar atë.



I pyetur për ngjarjet e 21 janarit dhe akuzën e Berishës për grusht shteti, Topi komentoi se “ka qenë një ngjarje e hidhur, një ngjarje që askush nuk do të dëshironte ta përjetonte sepse brenda një dite ne kemi parë dy pamje. Njëra anë, dhunim i institucioneve, tjetra-të vrarë dhe të plagosur. Por, besoj kjo është një çështje e cila tashmë i takon institucioneve të drejtësisë, që unë uroj ta trajtojnë me profesionalizëm dhe të japin drejtësi”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas