ShowBiz

TopAwards/ ‘Top 20’ feston miqësinë e Ghetto Geasy dhe Flori Mumajesit

Një miqësi që ka nisur para 20 vitesh edhe që ende vazhdon po me të njëjtin respekt dhe dashuri. Bëhet fjalë për Flori Mumajesin dhe Ghetto Geasy, miqësia e të cilëve ka kulmuar në një bashkëpunim muzikor.

“Dashni me raki” mban titullin projekti i tyre muzikor, i publikuar vetëm dy javë më parë, i cili po korr një sukses të jashtëzakonshëm që në momentet e para të publikimit.



Nisur nga fakti që kemi të bëjmë me dy artista të talentuar sigurisht që suksesi pritej të ishte pikërisht ky dhe këtë e ka treguar më së miri renditja e kësaj kënge në klasifikimin e “The Top List”.

Që në javën e parë të futjes në listë, ky projekt muzikor është pozicionuar në 20 këngët më të votuara të javës, falë mbështetjes së fansave të dyshes së talentuar.

Madje në një postim të bërë në rrjetet sociale, Getoari shkruan që ai dhe Flori janë më të mirët dhe se ia kanë dalë që miqësia e tyre të mbizotërojë për 20 vite në këtë industri të vështirë.

Se cili do të jetë pozicionimi i kësaj kënge javën e ardhshme, kjo mbetet për t’u parë të dielën në mesditë, momentalisht fansat të shijojnë këtë sukses të “Dashni me raki”./TCH/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas