ShowBiz

TopAwards/ Eni Koçi rikthehet pas 13 javësh me një bashkëpunim me Mc Kreshën

Kanë kaluar 13 javë që nga koha kur Eni Koçi ka qenë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Ishte pikërisht bashkëpunimi i saj me Genc Prelvukaj, “Shi Bie në Tiranë”, ai që e mbajti artisten për 20 javë në “The Top List”.



Pas kaq shumë kohësh mungesë, Eni është rikthyer në listë me një tjetër bashkëpunim, i cili ka tërhequr vëmendjen që në momentet e para të publikimit.

Kësaj radhe, artistja ka bashkuar fuqitë me reperin e talentuar, Mc Kresha, për projektin e ri të titulluar “Gabimet”.

Projekti i dyshes së talentuar është sugjeruar pafund nga fansat dhe për këtë javë renditet në vendin e 56-të.

Ky bashkëpunim, i cili flet për gabimet e një dashurie të humbur, është shoqëruar me një videoklip tepër të veçantë në zonën e Kelmendit prodhuar nga “Blackfish Entertainment”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas