Kryesore, Media

“Top Channel” lançon logon e emisionit kryesor politik të drejtuar nga Eni Vasili

Pak ditë më parë, “Top Channel” konfirmoi zyrtarisht atë që thuhej në media prej javësh. Gazetarja dhe moderatorja e suksesshme Eni Vasili, do t’i bashkohej familjes së madhe të këtij ekrani.  Vetë Vasili, në një intervistë për gazetën “Mapo”, tregonte se ky ishte një hap evolues në karrierën e saj dhe se ndjehej mirë që tashmë do të ishte pjesë e një ekrani të madh.

Siç e dimë, Eni Vasili do të jetë në ekrandy herë në javë, të hënë dhe të enjtë, në emisionin kryesor politik të këtij televizoni.  Në shkrime të mëparshme thuhej se Vasili do të vinte me një logo të re, por pa na treguar se cila është ajo. Ndërkohë mbrëmë, “Top Channel” lançoi logon e re të emisonin, ai do të quhet “Open” dhe sipas informacioneve tona, emisioni do të jetë në transmetim javën që vjen.



Kalimi i gazetares dhe moderatores së njohur, në “Top Channel” ka ngjallur mjaft kuriozitet në publik. Ai e ka ndjekur vazhdimisht,  5 vitet në “News 24” i dhanë  Vasilit një vend nderi në audiencë dhe padyshim që do ta ndjekë edhe tani, duke qenë edhe më i madh në numër, falë audiencës së “Top Channel”.

Ndërkohë tani është edhe kurioziteti se si do të jetë studio, pasi “Top Channel” ka paralajmëruar se studio e “Open” do të jetë një surprizë më vetë. Gjithashtu edhe debati politik që do të zhvillohet aty si dhe plot risi të tjera, na bëjnë që ta presim me padurim programin e Vasilit, tashmë në ekranin prestigjioz  të “Top Channel”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas