Kronika

Tmerri i karburanteve: Arrestohet edhe kushëriri i Annës

Pas arrestimit të Anna Malaj për vjedhjen me armë të një karburanti dhe tentativës së dështuar për të vjedhur 2 të tjerë, në pranga ka përfunduar edhe kushëriri i saj që e ndihmonte.

Policia ka arrestuar 22-vjeçarin Emiljano Grembi, banues në Belinë Patos pasi në bashkëpunim me kushërirën e tij, 31-vjeçaren Malaj grabitën me armë një pikë karburanti në Levan, më 2 Korrik.



Punëtorët i kërcënuan me pushkë gjahu, duke u marrë xhiron ditore prej 30 mijë lekësh.

Një javë më pas, 31-vjeçarja dhe kushëriri i saj tentuan dy grabitje të tjera në dy pika karburantesh në Mallakastër e Fier, por dështuan.

Sapo u afruan në pikat e karburanteve ata hasën në reagimin e punonjësve dhe u larguan pa marrë asgjë.

Në cilësinë e provave materiale policia ka sekuestruar mjetin që përdorej nga dy te rinjtë, armën, 6 fishekë, një palë doreza dhe 4 targa të falsifikuara.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas