Kronika

‘Tmerri’ i Himarës, kapet tiransi që vodhi 10 banesa

Arrestohet një person në Himarë pasi akuzohet për disa vjedhje banesash.

Pas hetimeve disa mujore policia ka arritur në konkluzion dhe ka bërë arrstimin e Kristaq Andoni të akuzuar për 10 vjedhje në zonën e Himarës dhe Vunoit gjatë kohëve të fundit.



Gjithashtu në momentin e kapjes në flagrancë, gjatë kontrollit që është ushtruar në automjetin me të cilin ky shtetas udhëtonte të markës “Peugeot” me targa iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike prej 1.3 gramë, e dyshuar e llojit “kokainë”.

Deri më tani policia ka dokumentuar grabitjet si më poshtë:

1- Në datën 05.01.2018 – vjedhja e banesës së shtetases Gj.B.

2- Në datën 20.03.2018 – vjedhja e baneses së shtetasit K.Ll.

3- Në datën 07.06.2018 – vjedhja e banesës së shtetases A.K.

4- Në datën 19.06.2018 – vjedhja e banesës së shtetases V.B.

5- Në datën 25.06.2018 – vjedhja e banesës së shtetasit K.P.

6- Në datën 28.06.2018 – vjedhje e banesës së shtetasit V.A.

7- Në datën 16.07.2018 – vjedhja e banesës së shtetases Gj.B.

8- Në datën 30.07.2018 – vjedhja e banesës së shtetasit A.K.

9- Në datën 30.07.2018 – vjedhja e banesës së shtetasit F.D.

10- Në datën 17.08.2018 – vjedhja e banesës së shtetasit P.B.

Materialet janë referuar në Prokurori për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas