KMR, Kryesore

Tmerr në Dubai: U arrestua pasi piu një gotë me verë në avion

Një britanike përqafoi e lumtur të birin e saj pasi kaloi një makth në Dubai. Ajo u arrestua pasi kishte pirë një gotë verë në avion.

Dr. Ellie Holman u fotografua teksa puthte të birin, Noah, 8 vjeç, pasi kaloi tre ditë në një burg në Dubai me të bijën 4-vjeçare.



Dentistja britanike ka marrë një ndjesë nga qeveria e Dubait për arrestimin.

44-vjecarja po fluturonte me dy fëmijët e saj drejt Dubait kur ndodhi kjo gjë.

Dubai tërheq mbi 14 milionë turistë çdo vit, por lajmi se një grua është arrestuar pasi piu një gotë me verë në avion mund të ketë pasoja.

Gruaja po fluturonte me një avion të ‘Emirates Airline’.

Asaj iu tha se konsumi i alkoolit është i paligjshëm në Emiratet e Bashkuara.

“Nuk e besoja dot që ‘Emirates Airline’ do më jepte një gotë vere duke e ditur se pasojat do ishin kaq të rënda”.

Atë e dërguan në nnjë qeli me të bijën, ku u detyruan të urinojnë përtokë pasi rojet nuk i lejonin të përdornin tualetin.

Tashmë qeveria e Dubait thotë se do i paguajë udhëtimin në kthim.

<
>
dubai1 dubai2 dubai3 dubai4 dubai5
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas