Kryesore

Tmerr edhe në Elbasan, 63-vjeçari përdhunon dhe lë shtatzënë adoleshenten

Një 63-vjeçar dyshohet se ka përdhunuar një 18-vjeçare duke e lënë shtatzënë.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në lagjen “Skënderbej” të Elbasanit, raporton Top Channel.



“Shtetasi Murat Cangoja, në janar 2018 në banesën e tij, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës së saj,me shtetasen A.I,18 vjeçe, banuese në Elbasan, duke e lënë shtatzënë”, njofton policia e Elbasanit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”.

Por ndërkohë në Cërrik një tjetër ngjarje e rëndë me të mitur, ku një 20-vjeçar akuzohet për veprime të turpshme, pasi në rrugë, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht me fjalë një 12-vjeçare.

Po sot u raportua se tre të rinj kanë rrëmbyer dhe kanë tentuar të përdhunojnë një vajzë 13 vjeç.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas