Kronika, Kryesore

Tjetër tragjedi në Itali, humbin jetën 10 emigrantë, aksidentohen teksa po ktheheshin nga puna

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, në afërsi të Lesinës, në kryqëzimin Ripalta, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa raportohet për 10 të vdekur dhe disa të plagosur.

“Tgcom” shkruan se dyshohet se 10 viktimat ishin emigrantë, dyshohet se ishin afrikanë, që punonin në bujqësi, të cilët po ktheheshin nga puna në ato momente.



Ndërkohë, dy ditë më parë, po në këtë zonë humbën jetën 4 persona pas një aksidenti, ndërsa raportohet se edhe ata ishin emigrantë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas