Kryesore

Tjetër lëvizje në tregun e mediatik, ikën nga “News24” edhe moderatorja simpatike e sportit






               Publikuar në : 08:30 - 01/09/18 |
mapo.al

Pas katër vitesh gazetaren e emisionit sportiv, Enkeleida Zeko nuk do ta shohim më në ekranet e “News24”, por në një tjetër televizion.


Një tjetër lëvizje e bujshme është edhe largimi i saj drejt “OraNews”, një televizion rival.

Emisioni ‘Fair Play’ nuk do të jepet më në “News 24”, por tashmë te televizioni që drejtohet nga Ylli Ndroqi.

Këtë largim e ka bërë të ditur vetë Zeko nëpërmjet një postimi në Facebook, duke paralajmëruar se “së shpejti ‘Fair Play’ në ‘OraNews'”.

Image

Emisioni sportiv në këtë televizion drejtohej nga gazetari Gerti Çarçani.

Zeko është një nga të vetmet gazetaret e mirëfillta të sportit në Shqipëri.

Fillimisht karriera e saj nisi në Televizionin Shqiptar. Aty drejtoi edhe emisionin sportiv të RTSH (TVSH).


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas