Kronika

Tjetër gomone me drogë në Adriatik, 350 kg kanabis me vlerë 3 mln euro

Në vijim të luftës kundër trafikut të drogës, policia italiane ka kapur një tjetër gomone me drogë e ne ujerat e Adriatikut.

Guardia di Finanza italiane në bashkëpunim me rojen bregdetare të Barit kanë ndaluar një gomone të dyshimtë që po lundronte nga ujërat ndërkombëtare drejt brigjeve italiane.



Kontrolli i imtësishëm i gomones çoi në sekuestrimin e  352 kg marijuanë e ndarë në 222 pako.

Droga e kapur mund t’i sillte organizatave kriminale një vlerë përfitimi prej mbi 3 milionë euro, shkruajnë mediat italiane. Në pranga është vënë skafisti, një 41 vjecar italian banues në qytetin e Lecces.

Operacioni është kryer në bashkëpunim me repartin e Financës italiane pozicionuar në portin e Durrësit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas