Kronika, Kryesore

Tjetër aksident horror në ashensor: Ja çfarë i ndodhi ish-zyrtarit në Durrës

Ditën e shtunë, ndërrprerja e energjisë elektrike shkaktoi një incident të frikshëm në një pallat në lagjen nr.12 në Durrës.

Ashensori i pallatit pësoi rënie të lirë me një kat dhe personi që ndodhet brenda tij u aksidentua, raporton DurresLajm.



DurrësLajm mëson se bëhet fjalë për ish-zyrtarin e DAR Durrës, Bujar Sefa.

Sipas policisë së Durrësit, rënia e lirë e ashensorit ka shkaktuar dëmtime për 66-vjeçarin Sefa, që ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.07.2018, në lagjen nr.12, pasi është ndërprerë energjia elektrike, ka rënë në gjendje të lirë nga një lartësi një kat, ashensori i pallatit ku për pasojë është dëmtuar shtetasi B.S., vjeç 66, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.

Të dielën, në qytetin e Sarandës, një vajzë ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe vajza është nxjerrë nga gropa duke u transportuar për në spital.

Mësohet se pallati është i banuar prej vitesh, por nuk ka ashensor. Në vend të ashensorit nuk është vendosur asnjë portë për të sinjalizuar banorët apo njerëzit që hyjnë në këtë pallat se në vend të ashensorit aty ka një gropë.

Vajza bie në gropën e ashensorit on Vidnews.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas