Aktualitet

Tiranës i rikthehet festa e balonave, Veliaj: Hapësirat e gjelbra ua kthyem qytetarëve

Për dy ditë me radhë, balonat shumëngjyrëshe të përmasave e formave të ndryshme, mbushën qiellin e Tiranës në Festivalin Ndërkombëtar të Balonave, që rikthen pas shumë vitesh një traditë të bukur të kryeqytetit, në një event që u organizua në Parkun e Liqenit Artificial, të kthyer në hapësirën më të pëlqyer për qytetarët e Tiranës dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme social-kulturore.

“Kemi rikthyer festën e balonave në Tiranë, që do të zhvillohet çdo vit te Liqeni. Do të jetë një traditë, siç ishte për ne kur ishim fëmijë, ashtu edhe për fëmijët sot. Është një fillim fantastik, për një traditë që besoj se do të shënojë kujtesën e atyre që do të kalojnë fëmijërinë në Tiranë”, tha Erion Veliaj.



Duke theksuar se Bashkia e Tiranës ka çliruar hapësirat e uzurpuara nga ndërtimet pa leje, duke ua kthyer parkun qytetarëve, Veliaj shtoi se, pavarësisht vështirësive, tashmë edhe kjo zonë e qytetit ka infrastrukturën e nevojshme, si pistën e re të vrapit, korsitë e biçikletave, etj..

“Po gjallërojmë një pjesë të liqenit, të cilën shumë njerëz as nuk e dinin që ekzistonte. Ajo ishte zaptuar, kishte ndërtime pa leje. Teksa po vija këtu, e po shihja të gjithë ata që po punojnë për pistën e re të vrapit, për pistën e biçikletave, fakti që makinat kanë dalë jashtë liqenit dhe u është bërë një rrugë alternative, fakti që shumë prej pemëve kanë mbirë dhe po rikthehet një lloj pylli në atë që më parë ishte një tokë e djerrë, është një lajm i mrekullueshëm për Tiranën. Por, e gjitha kjo s’ka asnjë dobi nëse nuk e shfrytëzojmë dhe nëse nuk japim jetë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës falënderoi të gjithë ata që kontribuan për shndërrimin e kësaj hapësire të Parkut të Liqenit, duke ua kthyer qytetarëve të Tiranës me aktivitete të shumta.

 

<
>
Veliaj-ne-Festivalin-NDerkombetar-te-Balonave-1 Veliaj-ne-Festivalin-NDerkombetar-te-Balonave-2 Veliaj-ne-Festivalin-NDerkombetar-te-Balonave-3 (1) Veliaj-ne-Festivalin-NDerkombetar-te-Balonave-3 Veliaj-ne-Festivalin-NDerkombetar-te-Balonave-3-1 Veliaj-ne-Festivalin-NDerkombetar-te-Balonave-4 Veliaj-ne-Festivalin-NDerkombetar-te-Balonave-5 Veliaj-ne-Festivalin-NDerkombetar-te-Balonave-6 Veliaj-ne-Festivalin-NDerkombetar-te-Balonave-7
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas