Kronika

Tiranë/ Përndiqte dhe përgjonte kunatën, arrestohet në flagrancë i riu

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një të ri, banues në kryeqytet, me akuzën për përndjekje dhe përgjim.

Denoncimin e ka bërë vajza 29-vjeçare, e cila ka deklaruar në policie se për shkak të ndjekjes së vazhdueshme nga kunati i saj po kalonte stres dhe ankth.



Ajo mësohet të ketë thënë se çdo lëvizje e saj përgjohet nga i riu.

“Më datë 21.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi V.P . 25 vjeçe, banues në Tiranë, pasi vazhdimisht ka përndjekur kunatën K.P., 29 vjeçe banuese në Tiranë”,- thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i janë referuar prokurorisë për Neni 121/a të Kodit Penal “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas