Kryesore, Sociale

Tiranë/ Kur nis regjistrimi i studentëve në konvikte dhe sa do jetë tarifa…

Në 1 tetor nis procesi i regjistrimit të studentëve në godinat pranë rezidencës studentore universitare, apo siç njihet ndryshe “Qyteti Studenti”.

Dhe këtë vit, sikurse një vit më parë, studentët që vijnë nga rrethet dhe zgjedhin të strehohen në këto godina do të paguajnë një tarifë prej 45 mijë lekësh të reja për periudhën kohore prej 10 muajsh, nga tetori 2018 deri në korrikun e vitit të ardhshëm.



Sipas drejtuesve të kësaj qendre, investimet nuk kanë munguar as për këtë vit të ri akademik, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet brenda godinave, por jo vetëm edhe duke krijuar mundësitë për salla sa më komode studimi.

Aktualisht janë në proces rikonstruksioni 5 godina falë grantit prej 15 milionë eurosh të qeverisë gjermane për efiçencën energjetike, investim ky për përmirësimin e sistemit ngrohës nëpërmjet izolimit termik i cili ka qenë një ndër problematikat e hasura ndër vite, transmeton ‘Scan TV’.

Nga viti në vit është vënë re një rritje e numrit të studentëve të cilët zgjedhin të strehohen pranë kësaj rezidence.

Vetëm gjatë vitit 2017-2018 në qytetin studenti u regjistruan 4700 studentë ndërkohë që kapaciteti pritës arrin mbi 5000./SCAN tv/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas