Aktualitet, Kryesore

Tiranë: Grabitësit sulmojnë dhe plagosin një vajzë te “Ali Demi”

Një vajzë e re i shpëtoi sulmit të një grupi grabitësish mesnatën e djeshme (10 prill 2018)  në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet.

Policia tha se agresorët i kanë shkaktuar plagë të lehta në krahë 18-vjeçares, e cila ka shpëtuar pa pasoja të tjera pasi ka kërkuar ndihmën e forcave të rendit, raporton Ora News.



Dëshmitarët në vendngjarje pohuan se disa djem kanë tentuar ta grabisin të renë, madje duke e qëlluar me thikë në krahë.

Vajza ka marrë lëndime si pasojë e goditjes me thikë ndërsa është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Ka qenë reagimi i 18-vjeçares dhe fakti se krimi ndodhi pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë që kanë bërë të mundur që e reja t’u shpëtojë autorëve, të cilët janë larguar me vrap pas thirrjeve për ndihmë nga e dëmtuara.

Forca të policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas