Kronika, Kryesore

Tiranë/ Flakët përshijnë katin e parë të Gjykatës së Lartë

Një zjarr ka përfshirë pak minuta më parë katin e parë të Gjykatës së Lartë në Tiranë, në rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit”.

Zjarri ka rënë në arkivin e Gjykatës së Lartë në katin e parë të ndërtesës.



Në pamjet e para shihen makinat e zjarrfikëses dhe policisë që kanë mbërritur në vendngjarje.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një bateri kompjuteri (UPS), ndërsa nuk dihet ende nëse ka dëmtime të dokumecion.

Ende nuk dihet asgjë për shkaqet, nëse ka qenë i rastësishëm apo i qëllimshëm, por për shkak të rëndësisë së institucionit ku ka rënë zjarri, forca të shumta zjarrfikësish kanë shkuar atje.

Në vendngjarje ndodhet edhe një grup hetimor, i cili do të përpiqet të përcaktojë shkaqet e rënies së zjarrit.

Policia dhe forca të shumta zjarrëfikëse janë dislokuar në vendin e ngjarrjes dhe po punojnë për shuarrjen e tij.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas