Aktualitet, Kronika

Tiranë/ Djali dhunon nënën, kërkon urdhër mbrojtje e moshuara

Një 78-vjeçare nga Tirana dhunohej psikologjikisht nga djali.

Ajo e ka denoncuar këtë të fundit në polici dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje.



Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet P.N., ka kërkuar urdhër-mbrojtje dhe akuzon djalin e saj për dhunë psikologjike.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 25.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen P.N., vjeçe 78, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se djali, shtetasi A.N., vjeç 40, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas