Politika

Tiranë-Athinë, “det” me probleme

 Vizita e kryeministrit grek Aleksis Cipras në Tiranë  e programuar në fillim të muajit prill u shty për disa muaj më vone dhe u zëvendësua me një vizitë blic të kryediplomatit grek Nikos Kotzias të enjten. Por si i shohin marrëdhëniet mes dy vendeve gazetarë dhe historianë nga vendi fqinj. Megjithëse ata shprehen optimistë se negociatat do të finalizohen me sukses, duke zgjidhur kështu të gjitha çështjet e ngritura në tryezat dypalëshe, për Greqinë çështja çame mbetet e panegociueshme dhe inekziste.

“Çamët ishin një grupim në Greqi, të cilët në vitet 1941 deri në vitin 1945 zgjodhën anën e gabuar, u dogj dhe i njomi me të thatin. Unë kam folur me çamë në Shqipëri, gjithashtu kam marrë pjesë dhe në aktivitetet e tyre ku kam kryer shume intervista në vitin 2007. Kur i pyesja përse nuk shkoni në gjykata, ata nuk kishin kundërshtar as aktet kadastrale në Igumenicë. Më vonë, mësova se një nga arsyet që nuk shkojnë në gjykata është shumë e thjeshtë, sepse do ta humbin gjyqin. T’ju jap një shembull që ta kuptoni.  Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut nuk mund të përdoret, pasi kjo gjykatë në të shkuarën ka studiuar rastin e  Çekosllovakisë dhe Sudetëve, i cili është një rast i njëjte, dhe nuk mund të shqyrtojë çështje që i kanë rrënjët e tyre përpara vitit 1952”, raporton Vizion Plus.



Gazetari grek nga televizioni shtetëror ERT ndoqi nga afër këtë vizitë dhe sipas tij marrëveshja e përcaktimit të kufirit detar është e domosdoshme për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.“Jeni ne nje procedure e cila ka filluar me takimet ne Krete dhe ne Korçe. Kjo procedure u ndërpre per arsye te autorizimit te cilin duhet te jepte presidenti i republikës se Shqipërisë Ilir Meta, autorizim per zotin Bushati ne lidhje me negocimin e marrëveshjes se kufirit detar. Kjo procedure duhet te hape rrugën per nje marrëveshje te re fqinjësie, e cila do te zëvendësoje marrëveshjen e vjetër si dhe per disa ceshtje qe mbeten pa u zgjidhur. Mendoj se marrëveshja per kufirin detar eshte nje marrëveshje shume e rëndësishme edhe per Greqinë edhe per Shqipërinë, duke pasur parasysh eksperiencën e Kroacisë ne anëtarësimin ne Bashkimin Evropian. Bashkimi Europian nuk mund te pranoje vende te cilat kane te pazgjidhura kufijtë me vendet anëtare. Kjo ceshtje duhet te zgjidhet. Qëndrimet e te dyja paleve jane mjaftueshëm te ndryshme. Mendoj se nje vështirësi e madhe e cila duhet te kapërcehet eshte vija e kuqe qe kishte vendosur Shqipëria. Me kete vije te kuqe dua te them vendimin e Gjykatës Kushtetuese.”

Por ndërsa Çamerine e konsideron nje kapitull te mbyllur Athina kërkon respektimin e te drejtave te minoritetit grek qe jeton ne jug te vendit. Kjo eshte nje nga ceshtjet e rendesishme per Greqinë e shtruar ne tryezën e bisedimeve.“Te vjen keq qe ndonjëherë apeli ose retorika politike e disa personave te caktuar e klases politike shqiptare te kujton recidiva te tilla nese do te shkonim ne Gjirokastër ose me shume ne Sarande, do te shikoni dhe do te degjoni shume ankesa per te drejtat pronësore te njerëzve te veçante te pakicës kombëtare greke dhe ka shume ankesa gjithashtu per sjelljen arbitrare te pushtetit vendor dhe po te shkojmë ne Himare ka nje pakice kombëtare, e cila identifikohet ku qeveria qendrore per fat te keq eshte sjelle me arbitraritet dhe fodullëk ndaj tyre madje dhunimi i institucioneve te kultit bile ne dite te shënuara te ortodoksisë dhe krishterimit, krijon përshtypje negative jo vetëm ne komunitetin e popullsisë ortodokse krijon probleme dhe shqetësime, te cilat nuk mund te mos ndikojnë dhe ne qeverine e Athinës,  por krijojne dhe problem dhe nje repulsion si te thuash ne zyrat diplomatike te Brukselit”.

Përveçse nje pakt politik ku secila pale do te mbroje interesat e saj kombëtare, ajo qe mbetet e rëndësishme eshte nje marrëveshje ne te mire te te dy popujve.

PasPara

1 koment

  1. GENOCIDI 74 VJEÇAR ENDE I PADENUAR

    Me 27 Qershor mbushen 74 vjet nga fillimi i masakrave dhe vrasjeve te shovinistëve grekë ndaj popullsise se pafajshme shqiptare te qytetit te Paramithise ne Çameri. Brenda dy ditesh u masakruan dhe u vrane qindra njerez te pafajshem kryesisht gra femije e pleq. Mbas Paramithise shovinistët greke vazhduan spastrimin etnik neper fshatra dhe qytete te tjera te Çamerise. Deri ne Mars 1945, 2900 çame u masakruan per fajin e vetem se ishin shqiptare. 4000 çamë te tjere vdiqën rrugëve të dëbimit për shkak të urisë dhe rraskapitjes. Rreth 30000 çame u dëbuan në Shqipërinë qëndrore pasi u shpërngulën me dhune te papare nga shtepijat dhe trojet e tyre etnike mijra vjeçare. Pra, afersisht Ľ e popullesise shqiptare e besimit musliman në Greqi u shfaros. Përsa i takon shqiptareve çame te besimit te krishtere, atyre iu ndalua kategorikisht perdorimi i gjuhes amtare, megjithese meshen ne kishe e kuptonin vetem shqip. Ky ishte nje genocid i ngjashem me holokaustin ndaj hebrenjeve.
    Kombet e Bashkuara e njohën zyrtarisht këtë genocid dhe dëbim popullsië dhe per t’ua lehtesuar sadopak vuajtjet refugjateve çame derguan (ku i dërguan?…..) rreth 2 milion dollare ndihma në vitët 1945-1946. Ne Konferencen e Paqes ne Paris me 1946, masakrat e grekërve u dënuan haptas (kush i dënoi haptas?…..) dhe u kerkua (nga kush?…….) njekohesisht kthimi i çameve te shperngulur ne trojet e tyre natyrore. Keshilli Kundrafashist Çam nepermjet lutjeve drejtuar fuqive te medha kerkonte me kembengulje denimin e masakruesve dhe kthimin e çameve ne trojet e tyre.
    Forcat e Lidhjes Republikane Kombëtare Greke [EDES] komanduara nga gjenerali Napoleon Zerva nen frymen e te ashtuquajtur “megalidese” bizantino-mesjetare, krenohen per ato veprime çnjerezore. Kryexhelati Zerva ne vitin 1951 u shkruante bashkepuntoreve te masakrave, të cilët edhe sot e kësaj dite i përulen përmendores së tij: ”…duhet te krenohemi qe shpetuam helenizmon nga shqiptaret”. Qeverite shqiptare te mbas Luftes II Boterore e deri me sot, ne dallim nga qeverite e Mbretit Zog, e harruan kete problem kombetar. Ato per ruajtjen e pushtetit te tyre ne menyre poshteruese dhe aspak dinjitoze i nenshtrohen pretendimeve bizantino-mesjetare te shovinizmi grek per Shqiperinë e Jugut.
    Mbas rrezimit te komunizmit, ne Tirane ne Janar 1991 u krijua Shoqata Atdhetare Politike Çameria, si perfaqesuese per mbrojtjen e interesave te popullesise Çame tashmë me afro 200000 njerez. Nje nder veprimtarite e para te saja ishte kërkesa drejtuar Kryeminstrit grek Micotaqis gjate vizites se tij ne Tirane. Aty shprehej se popullesia çame kerkon me shtetesinë greke qe zoteronte te kthehet ne shtepijat dhe trojet e saja prej nga ishte shperngulur me dhune. Çamet shqiptare do jetonin ne harmoni me greket, ashtu siç kishin bashkejetuar ne shekuj. Te denoheshin kriminelet dhe bashkepuntoret e tyre per krimet qe kishin kryer ndaj çameve. T’u ktheheshin shtepijat dhe pronat e tyre dhe t’u garantoheshin te gjitha te drejtat e njohura nderkombetarisht per minoritetet. Per vazhdimesi te realizimit te pretendimeve, Micotaqis si bizantin i lindur me paturpesi e quajti Problemin Çam te mbyllur. Shoqata Çameria edhe nepermjet gazetes Çameria-Vatra Amtare, filloi ta bejë te njohur kete problem si brenda Shqiperise ashtu edhe jashtë saj. Shoqata Çameria ka marrë pjesë ne veprimtari nderkombetare ne Kopenhagen, Varshave, Moske, Hage, Stamboll, etj.
    Me 1994, Kuvendi i Shqipërisë zyrtare miratoi 27 Qershorin 1944 si DITA E GENOCIDIT GREK NDAJ SHQIPTAREVE TE ÇAMERISE. Me 1995, Organizata e Vendeve dhe Popujve te Paperfaqesuar ne Hage miratoi nje Rezolute ku denonte Genocidin Grek dhe kerkonte zgjidhjen e Problemit. Me 2001, Ministria e Jashtme e Republikes Turke nepermjet nje dokumenti te botuar zyrtarisht denoi genocidin grek ndaj çamëve dhe kerkoi zgjidhjen sa me pare te ketij problemi aq humanitar sa edhe te ligjeshem. Me 2002, Kongresi Amerikan njohu minoritetin shqiptar ashtu si edhe ate turk e maqedonas ne Greqi. Me 2006, nepermjet paraqitjes se fakteve konkrete nga Tahir Muhedini, përfaqsues i Partisë për Drejtësi e Integrim, Këshilli i Europës njihet me Problemin Çam dhe iu kerkon qeverive shqiptare dhe greke zgjidhjen sa me pare te ketij problemi.
    Pse nuk denohet atëhere genocidi i ushtruar ndaj popullesise shqiptare te Çamerise? Pergjigjia e kesaj pyetje vjen nga qendrimi shovinist grek se me mohimin e Çamerise Shqiptare i ”lind e drejta” per vazhdimin e pretendimeve ndaj Shqipërisë së Jugut. Kur ne Prill 2004 Kuvendi i Shqipërisë diskutonte Rezoluten Çame, ish-kryeministri i asaj kohe F. Nano se bashku me kryeministrin e sotem S. Berisha për aresye qesharake nuk moren pjese ne votim. Megjithese 54 deputete qe e ndjen vehten shqiptare votuan pro, Rezoluta nuk u miratua. Mungonin dy vota, ajo e F. Nanos dhe S. Berishës.
    Dredhia greke doli e fituar! Pra per sigurimin e karrikeve te tyre, sot vazhdojne leshimet ndaj grekërve. Mbas tapive te tokave shqiptare dhene ardhacakeve grekë, dhenien e tokes per varezat, hapjen e shkollave edhe aty ku nuk asnje grek, rregjistrimi mbi baza fetare dhe etnike iu shërben grekërve qe neser me ane te nje referendumi te realizojnë gllabërimin e Shqiperise se Jugut. Deputetet çame Shpetim Idrizi dhe Dashamir Tahiri me mençuri, kembengulje dhe atdhetarizem kane filluar perpjekjet qe Problemi Çam te quhet ashtu siç e meriton Problem Mbarekombetar Shqiptar. Prej bashkëpunimit mbarëshqiptar me qellimin fisnik te Shqiptarizmes, do te vije patjeter dhe dita e denimit te genocidit grek ndaj sqhiptarëve të Greqisë.
    Analisti dhe studjuesi i mirenjohur James Pettifer, njohes i mire i Europës Juglindore, ne studimin e botuar nga Qendra e Studimeve dhe Kerkimeve te Konflikteve prane Ministrise se Mbrojtjes te Britanise se Madhe, midis te tjerash per Problemin Çam nenvizon: “Greqia deri me sot mohon njohjen se ky problem eshte per t’u diskutuar. Nje këndvështrim i rendesishem i ketij qendrimi nuk jane kërkesat e çameve, te cilat jane shume te qarta ne perputhje me legjislacionin nderkombetar, por fakti se bisedimet per zgjidhje me çamet do te hapnin deren per kërkesat e sllavo-maqedonasve te shperngulur per pasurite e tyre ne Greqine qendrore dhe ne Selanik. Keshtu qe me gjithe keto kundërshti ballkanike, ne mungese te bashkëbisedimit politik, udheheqjet e moderuara mund te zoterohen shpejt nga forca me radikale dhe ka shenja te tilla qe forca militante te çfaqen ne shqiptarët çame të shpërndarë ne Turqi, SHBA dhe Kanada”. Dhe si perfundim James Pettifer shton: “Per te hapur frontin e Çamerise, faktikisht nuk nevojitet ndonje kapacitet i madh ushtarak, sepse vetë kufiri greko-shqiptar eshte nje mundesi reale paraushtarake. Çamet kane përparësinë se tokat e tyre shtrihen përballë ishullit te Korfuzit, nje nga burimet me te medha e te ardhurave te turizmit grek”. Keshtu afatet per zgjidhjen e ketij problemi aqe njerezor dhe ligjor qe me shume te drejte ngrihet edhe nga institucionet nderkombetare dhe qirinjte paqesore te ndezur nga mijera çame ne Qafe te Botes duhet patjeter te tundin qeveritaret e Tiranes dhe Athines.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas