Aktualitet

Tirana me më shumë rrugë biçikletash, Veliaj: Të gjitha rrugët do të kenë korsi të veçanta

Korsitë të biçikletave në Tiranë ka dhënë efektet e para, pasi po përdoren masivisht nga qytetarët e të gjitha grupmoshave. Bashkia e Tiranës po punon për krijimin e një rrjeti të gjerë korsish të dedikuara për biçikletat të cilat jo vetëm po krijojnë më shumë siguri për ata që përdorin dyrrotakët, por njëkohësisht po jep edhe një impakt pozitiv në mjedis.

“Çdo stinë është më e lehtë mbi biçikleta! Shumë shpejt, të gjitha rrugët e Tiranës do të kenë korsi të veçanta për biçikletat”, shkruan Veliaj në Facebook.



Përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ka përfunduar ndërtimi i korsive të biçikletave në dyja anët e rrugës. Një tjetër korsi biçikletash është krijuar në bulevardin “Zogu i I”.

Por Tiranës i janë shtuar edhe korsitë ngjyrë jeshile apo të kuqe të cilat i has në shumë zona të qytetit si përgjatë lumit të Lanës, apo në zonën pranë Parkut të Liqenit.

Rrjeti i korsive do të kompletohet edhe përgjatë unazës dhe rrugës së Kavajës, duke sjellë një lehtësim të qarkullimit për gjithë kryeqytetin.

Bashkia e Tiranës ka parashikuar ndërtimin e 12 km korsi të dedikuara për biçikletat. Aktualisht në punimet që po kryhen për sistemim e infrastrukturës së rrugëve po i kushtohet hapësirë edhe lëvizjes me biçikleta./BW/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas