Sport

Tirana i sjell Ze Marias sulmuesin, vjen një ish-lojtar i Milanit

Klubi i Tiranës ka bërë goditjen që priste prej shumë kohësh trajneri Ze Maria, duke afruar një sulmues të mirëfilltë. Klubi nuk i është ndarë merkatos së lojtarëve afrikanë, pasi përsëri ka afruar një të tillë, nga Nigeria, por këtë herë e ka peshkuar në Itali.

Bardheblutë kanë bërë të ditur se kanë nënshkruar me Nnamdi Oduamadi, lojtar i rritur në akademinë e Milanit, por i huazuar në skuadra të ndryshme gjatë këtyre viteve pasi nuk gjente hapësira me ekipin e parë.



Lojtari ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare dhe gjatë javës së ardhshme do t’u bashkohet bardhebluve.

NJOFTIMI I TIRANËS

Një përforcim me shumë vlera për skuadrën bardheblu. Sulmuesi nigerian ka firmosur sot në Milano kontratën që e bën zyrtarisht pjesë të Tiranës. Drejtori Ekzekutiv Hektor Çomo ka finalizuar me sukses një transferim mjaft të rëndësishëm. Oduamadi ka qenë për 8 vite futbollist i Milanit ndërkohë që ka provuar edhe disa aktivizime në skuadra të Serisë B në Itali si i huazuar. Sezonin e fundit ai ka qenë pjesë e skuadrës kuqezi ndërkohë që me përfundimin e kontratës në Korrik, ka firmosur transferimin në Shqipëri.

27-vjeçari do të mbërrijë në Tiranë javën e ardhshme dhe pasi të kryejë analizat mjekësore do të vishet bardheblu.

Oduamadi ka firmosur një kontratë për dy vite bardheblu.

PasPara

1 koment

  1. Po cfare analizash do te bej rrumi i zi, mbajeni ne kar-antine dhe jepini nje cope buke, se eshte gjiyhe semundje.
    “Le” ekipin Milanit per te ardhur tek ekipi i Tirines, mos e beso po deshe, u shtua edhe nje tiranas tjeier, kane mor fund tironcit, ja zevendesu me jevgj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas