Rusi 2018, Sport

Tifozët e Marokut ‘hakmerren’ ndaj të dashurës së Ronaldos, ja çfarë i bëjnë…

Cristiano Ronaldos i janë dashur vetëm katër minuta për të kaluar skuadrën e tij në avantazh ndaj Marokut.

Kjo ka bërë që shumë tifozë marokenë të gjejnë një mënyrë për t’u kundërpërgjigjur ndaj tij.



Dhe “viktimë” e këtyre tifozëve të inatosur ka rënë e dashura e Ronaldos, Georgina Rodriguez.

Në foton e saj të fundit të postuar në instagram kanë vërshuar mijëra komente ofenduese drejt saj dhe Ronaldos.

“Patëm një ditë të mrekullueshme të gjithë ne”, shkroi ajo në përshkrimin e fotografisë, të cilën e shpërndau me 5.5 milionë ndjekësit e saj.

Shumë tifozë postuan emoji të flamurit maroken bashkë me mesazhet mbështetëse për kombëtaren e tyre.

Një tifoz shkroi: “Mos u brengos, do ta q***ë Cristianon tënd, sepse ne jemi Maroku”.

Një tjetër shkroi: “Mos u brengos, Maroku është gati”. Dikush madje e luti atë që t’i thotë Ronaldos që të mos luajë në ndeshjen kundër Marokut.

Një tifoz iu lut asaj me këto fjalë: “Zonja ime e bukur, të dua nga Maroku. Thuaji burrit tënd, heroit tonë CR7, që të mos luajë  kundër vendit tim”.

Por Ronaldo po luan dhe madje shënoi gol.

Image

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas