Sport

Tifozët anglezë, në alarm për Botërorin e Rusisë

Tifozët anglezë, që do të udhëtojnë drejt Rusisë për të ndjekur skuadrën e tyre në Kupën e Botës së kësaj vere, janë në rrezik të madh, pasi mund të bëhen objekt sulmesh homofobike, raciste dhe antibritanike.

Ministria e Jashtme e vendit ishullor dhe policia kanë bërë paralajmërimet e tyre, duke theksuar se janë marrë masa të pakta sigurie.



Lajmi u publikua nga e përditshmja britanike “The Guardian”, sipas së cilës janë mbi 10 mijë tifozë anglezë, që përballen me rrezikun e sulmeve të tilla në Rusi, kjo edhe për shkak të tensioneve të krijuara javët e fundit në raportet mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë, për shkak të helmimit të spiunit rus Sergei Skripal në Salisbury.

Një ngjarje kjo, që solli edhe dëbimin e 23 diplomatëve respektivë nga Britania e Rusia. Pak kohë më parë, huliganët rusë kërcënuan nëpërmjet rrjeteve sociale tifozët anglezë që do të udhëtonin drejt Rusisë.

Në raportin e publikuar u evidentua se, në futbollin rus ka pasur 190 raste të incidenteve raciste në periudhën qershor 2015-maj 2017.

Federata Ruse nuk i ka pranuar ankimimet e bëra në të kaluarën, duke theksuar se gjithçka ka ndodhur ka qenë për shkak të rivalitetit mes skuadrave në fushat e lojës.

Tifozët rusë dhe ata anglezë kanë qenë protagonistë të dhunës në futboll edhe në “Euro 2016”, me përleshjet e tyre në Marsejë. Në ato incidente u lënduan 100 tifozë anglezë, ndërsa 30 të tjerë u dërguan në spital./TCH

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas