Aktualitet

“T’i organizojmë diçka kryetarit për ditëlindje. Kontributet te Mirushja”, zbulohen mesazhet mes deputetëve






               Publikuar në : 19:47 - 12/06/18 |
mapo.al

Opozita është e vështirë dhe prova më e fortë për këtë janë mesazhet mes deputetëve të grupit parlamentar të PD, Edi Paloka dhe Albana Vokshi.
Në komunikimin mes dy deputetëve kërkohet që i gjithë grupi parlamentar të japë lekë për t’i përgatitur dhuratë kryetarit Basha, i cili ditën e sotme festoi 44-vjetorin
Deputetët e grupit janë kujdesur që Basha të shuajë qirinjtë mbi tortën me simbolet bardh e blu të forcës që përfaqëson, raporton gjurma.al.
Përveç kësaj surprize kryedemokrati mori edhe dhurata. Ish-kryeministri Sali Berisha i dhuroi një stilograf.


 

 

“Një surprizë e thjeshtë për ditëlindjen e Kryetarit të Partisë Demokratike. I dashur Kryetar, edhe 100 vite plot gëzime, shëndet e suksese!!”, shkruan Vokshi.


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas