Kryesore

“Thuaj shefit, puna u krye plotësisht”






               Publikuar në : 11:03 - 13/11/18 |
mapo.al

Të tjera detaje pikante dalin në dritë pas vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, 59 vjeç. Mendohet se nga konsullata saudite në Stamboll, ku ndodhi krimi, ka pasur një telefonatë.


Telefonuesi i përket grupit prej 15 personash që torturoi dhe vrau gazetarin. Sipas NY Times, telefonata është bërë për të informuar Mohammed bin Salman, drejtuesi i vendit saudit.

“Informoje shefin, puna u krye plotësisht,” thuhet në telefonatë.

FJALET E FUNDIT

“Po mbytem, ma hiq këtë qese nga koka pasi jam klaustrofobik”.

Këto janë fjalët e fundit të gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, 59 vjeç, para se të ndërronte jetë.

Nazif Karaman, reporter i gazetës turke ‘Sabah’ thotë se këto janë fjalët e fundit që dëgjohen në regjistrimin e bërë në konsullatën saudite në Stamboll.

Gazetari u fut më 2 tetor në konsullatë dhe nuk doli më prej andej. Ai donte thjesht të merrte dokumente për martesën e tij, por përfundoi i vdekur.

Një grup prej 15 personash mendohet se e kanë torturuar dhe vrarë. Trupi i tij nuk është gjetur ende, por dyshohet se e kanë hedhur në acid dhe më pas në kanalizime.

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas