Dikur, Kryesore

‘Thesari’ i diktatorit/ Kostumet, kravatat, pajisjet e zyrës, makinat… ku ruhen sendet personale të Enver Hoxhës

Janë qindra sende e artikuj të ish-diktatorit Enver Hoxha, të cilat prej mëse 3 vitesh janë lënë në mëshirë të fatit, në një dhomë të vogël e të errët në studiot e “Albafilm”, ku qëndron arkiva e ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”.

Vite më parë këto sende personale, nga shtëpia dhe zyra e Enver Hoxhës, i janë dhuruar “Albafilm” nga Muzeu Historik Kombëtar pasi nuk kishte vend e hapësirë të mjaftueshme për t’i ruajtur ato.



Janë rreth 350 artikuj, kryesisht janë dhurata të ardhura nga jashtë posaçërisht për diktatorin, por një pjesë janë edhe artikuj e sende të zyrës së tij.

Ka mes tyre edhe sende personale, stilolapsa e shami. Janë me dhjetëra libra që i janë bërë dhuratë Enver Hoxhës nga miq të tij, me dedikime të posaçme.

Fotografi, stilograf, dhurata personale, mes tyre kravata apo blloqe që kanë shërbyer për vite me rradhë si ditarë. Me fanatizëm, për mbi 20 vjet janë ruajtur lulet apo fotografitë që mbante varur në shtëpi e zyrë.

Pjesë e pandarë e kësaj arkive janë edhe automjetet e Hoxhës, me vlerë të jashtëzakonshme sot, një prej tyre dhuratë e kryetarit të Partisë Komuniste të Kinës Mao Ce Dun, në kohën e miqësisë së Kinës dhe Shqipërisë në vitet ’60-70.

Automjetet do të riparohen dhe do të jenë sërish në gjendje pune. Këto sende tashmë do të pastrohen, inventarizohen nga e para dhe më pas do të jenë gati për t’u ekspozuar në një mini-muze në ambientet e parkut të ish-Kinostudios.

<
>
2744acdeba52a7d3a91f44a36bf7c319 20160907_095439 20160907_095510 20160907_095625 20160907_095648 20160907_095719 20160907_095724 20160907_095748 20160907_103827 20160907_104141 20160907_104452 20160907_104513 IMG_3785 makina-enver-hoxha-620x330 Screenshot_2-3 Screenshot_3-3 (1) Screenshot_3-3 Screenshot_4-2 Screenshot_5-2 Screenshot_6-2 Screenshot_7-2 Screenshot_8-2 Screenshot_9-3 Screenshot_10-2 Screenshot_11 Screenshot_12 Screenshot_12-1 Screenshot_13 Screenshot_14 Screenshot_15 Untitled-2-64-720x340 Untitled-3 vila-e-enverit
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas