Sociale

Therte kafshët në oborrin e shtëpisë, sekuestrohen 331 kg mish në Përmet dhe Burrel

Të tjera thertore ilegale janë zbuluar në Burrel e Përmet, të cilat shisnin produkte shtazore jashtë kushteve higjieno-sanitare.

AKU ka konfiskuar 331 kg mish në Përmet dhe Burrel për shkak të kushteve të rënda higjeno – sanitare ku kryheshin aktivitetet ilegale. Konkretisht, në Përmet u kap në flagrancë Astrit Liçaj i cili kryente therje të jashtëligjshme, në oborrin e shtëpisë së tij, ambient i paregjistruar duke i konfiskuar sasinë e mishit të gjetur prej 21 kg si dhe i’u sekuestruan veglat e punës: 3 thika, 1 hanxhar dhe 6 çengela. Për shkeljet e mësipërme përveç masës administrative së bllokimit të produktit dhe konfiskimit të mjeteve të punës (3 thika, 1 hanxhar dhe 6 çengela.), u morën edhe masat administrative me gjobë në vlerën 200.000 lekë si dhe ndalim i menjëhershëm i aktivitetit.



Ndërsa, trupa inspektuese e DRAKU, Dibër ka konstatuar se Ilir Lleshi therte në mënyrë të jashtëligjshme produktin mish. Në momentin e kontrollit u konstatua produkti mish pa vulë si dhe të pa shoqëruar me certifikatë veterinare. Këtij subjekti i’u bllokua 310 kg mish përkatësisht: mish viçi 275 kg, mish qingji 35 kg si , 6 krerë gjedh ku 3 prej tyre ishin pa matrikuj. Për shkeljet e mësipërme përveç masës administrative së bllokimit të produktit dhe konfiskimit të mjeteve të punës (çengelat, thika, trung mishi dhe peshore), u morën edhe masat administrative me gjobë në vlerën 400.000 lekë si dhe ndalim i menjëhershëm i aktivitetit.

Theksojmë se kjo është hera e dytë që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit merr të njëjtat masa ndaj Ilir Lleshit, si person fizik.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas