Rajoni

Thellohet bilanci i viktimave nga zjarri në Greqi, shkon në 82 numri i të vdekurve, qindra të zhdukur

Thellohet bilanci i viktimave nga zjarret në rajonin e Atikës në Greqi, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 82.

Nga të dhënat e shërbimit të zjarrfikësve, mësohet se 187 persona janë plagosur. Ngjarja bëhet edhe më tragjike, pasi 24 prej viktimave janë fëmijë.



Ndërkohë dyshohet për qindra persona të zhdukur.

Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nëse ka shqiptarë mes viktimave, ndërsa dy bashkëkombas rezultojnë të humbur.

Përgjatë ditës së hënë edhe gjatë natës, duke u zbardhur e marta, në tri zona të ndryshme të Athinës ‘shpërthyen’ 15 vatra zjarri, ku situata më dramatike ishte në fshatin bregdetar Mati.

Përveç dhjetëra të vdekurve në vende të ndryshme të periferisë së Athinës për shkak të zjarreve masive, ekipet e shpëtimit u tmerruan kur gjetën 26 persona të djegur të gjallë në një restorant, kjo edhe për shkak të bombolave të gazit. Aktualisht në terren ndodhen forca të nderhyrjes, të cilët po vijojnë kërkimet në çdo ndërtesë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas