Bota

“The Sun”: Shqiptarët po ekstradohen me avionë privatë, na kushtojnë 12 milionë £

Tabloidi britanik “The Sun” i ka kushtuar një shkrim investigativ mënyrës se si po ekstradohen nga vendi emigrantët e paligjshëm. Në një shkrim të titulluar “Dështojnë mijëra ekstradime, deportimet në avionë gjysmë të boshatisur të kushtojnë ty 10 milionë paund në vit” vihet theksi se shpenzimet marramendëse të qeverisë për të larguar azilantët.

“Vetëm 9 shqiptarë u dërguan në shtëpi në një avion të vetëm në fillim të këtij viti ndërsa pjesa tjetër e ndenjësve ishin bosh” – thuhet në shkrim. Sipas të njëjtave burime, autoritetet britanike kanë ndjekur të njëjtën mënyrë ekstradimi edhe për vende si Maroku, Pakistani, Afganistani apo dhe Xhamajka. Numërohen deri 124 fluturime ku janë dërguar në shtëpi vetëm 5468 emigrantë, raporton Lapsi.al.



“Numri më i madh i fluturimeve ka qenë më Shqipërinë ku janë ekstraduar 2282 emigrantë të paligjshëm me anë të 48 fluturimeve duke na kushtuar 12 milionë paund” – shkruan The Sun.

“Njëlloj si Shqipëria dhe Pakistani dhe Pakistani, autoritetet kanë larguar nga vendi edhe emigrantë dhe kriminelë të huaj në Afganistan, Nigeri, Gana, Kosovë, Marok, Gjermani, Xhamajka, Francë, Republika Çeke dhe Bullgari” – shkruhet në shkrim.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas