Ekonomi, Kryesore

The Economist/ Majtas e më majtas !

Në fjalimin e tij në konferencën e Partisë Laburiste në Brighton vitin e shkuar, Jeremy Corbyn u shpreh se politika britanike po lëvizte pashmangshmërisht drejt qendrës. Me ortodoksinë neoliberale që ishte shkatërruar për dekada me rradhë nga kriza financiare, britanikët po kërkonin një rol më aktiv për qeverinë, në emër jo vetëm të paanshmërisë por dhe efiçencës. “Thuhet shpesh se zgjedhjet elektorale mund të fitohen vetëm nga qendra, “ i tha ai adhuruesve të tij. “ Dhe në një mënyrë që nuk është e gabuar – përsa kohë që është e qartë se qendra politike e rëndesës nuk është fikse dhe e palëvizshme, por nuk ndodhet as aty ku ekspertët e establishmentit mendojnë se është.”
Jeremy Corbyn dëshpërimisht ka punuar për ripërcaktimin e terrenit të qendrës – në mënyrë dramatike më keq se Margaret Thatcher gjatë një periudhe të ngjashme trazirash në vitet 1970. Thatcher ia dedikoi vitet e saj si lidere opozitare shtyrjes së kufijve të së mundshmes. Z. Corbyn, një njeri intelektualisht dembel dhe me pak interes ndaj politikës së brendshme po ja dedikon vitet e veta luftës së zjarreve me zakonin e tij të gjatë për tu grindur me terroristët. Vera e Laburistëve është konsumuar nga një debat mbi faktin nëse ai i vendosi kurorë dafinash anëtarëve të grupit të Shtatorit të Zi, të cilët masakruan 11 izraelitë në Lojërat Olimpike të Mynihut në 1972-shin. Megjithatë kosensusi po ripërcaktohet, pavarësisht paaftësisë së z.Corbyn.
Thatcher ëndërronte për “ kthimin pas të kufijve të shtetit” me një program vetë-përforcues të privatizimit dhe reduktimit të kostove. Sot kufijtë e shtetit po kthehen pas. Këtë javë Ministria e Drejtësisë rimorri kontrollin në burgun e Birmingham-it nga G4S, një kontraktor privat në vazhdën e zbulimeve se burgu ishte pllakosur nga dhuna dhe droga. Në janar Carillion, një tjetër kontraktor gjigand, pësoi kolaps duke i kushtuar taksapaguesit 148 milion paund (191 milion dollarë). Në qershor qeveria rishtetëzoi linjën kryesore britanike hekurudhore East Coast.
Zhvendosja e Britanisë drejt së majtës mund të konstatohet nga një sondazh në tjetrin. Një studim i botuar nga Legatum në vitin 2017 tregonte se 83% e britanikëve ishin pro zotërimit shtetëror të ujit, 77% për elektricitetin dhe gazin dhe 76% për hekurudhat. Studimi Britanik sa i përket qëndrimeve sociale tregon se publiku favorizon rritjen e taksave dhe shpezimet publike më shumë se çdo herë tjetër që prej vitit 2006. Kjo mund të shihet dhe në ndryshimin e dinamikave sa i përket debatit të Brexit. Largimi nga BE, një ëndërr e theçeristëve të cilët donin ta kthenin Britaninë e Madhe në një version europian të Singaporit, është ripërkufizuar si një mënyrë për të rritur shpenzimet në shëndetësi dhe për të kufizuar emigracionin – një “rimarrje e kontrollit” sesa lënie e tregut në shkatërrim.
Privatizimi konsiderohet gjerësisht si problem sesa si zgjidhje. Cmimet e biletave të trenit janë rritur me 1/3 që prej vitit 2010, ndërsa shërbimi ka ngelur i mbipopulluar. Ndërmarrjet private janë monopoliste ose pothuajse monopoliste. Pakënaqësia publike është pjesërisht për shkak të kohës që po kalon – banorët e acaruar të periferisë e harrojnë sa e keqprivatizuar ishte Hekurudha Britanike – por gjithashtu dhe për shkak të paaftësisë administrative. Privatizimet e ndërmarrjeve udhëhiqeshin më shumë nga dëshira për të bërë para sesa për të përmirësuar shërbimet. Kompanitë private kanë rezultuar të efektshme në zhvatjen e klientëve të tyre më besnikë. Burokratët e sektorit privat kanë marrë rolin e klientit të mallkuar, që dikur i përkiste burokratëve të sektorit shtetëror.
Në të njëjtën kohë publiku po kthehet kundër masave shtrënguese. Entuziazmi i Partisë Konservatore për mbylljen e llogarive e ka cuar borxhin e sektorit publik në shkallën më të ulët që prej 11 vjetësh. Por kostot e politikës kanë qenë gjithaq evidente. Numri i endacakëve është në rritje. Caktimi i një takimi me mjekun është bërë një formë arti. Këshilli i Qarkut të Northamptonshire – dikur një anije e konservatorëve – ka shpallur falimentimin dhe me gjasë kjomund të ndiqet nga 15 këshillat e tjerë.
Masat shtrënguese dhe privatizimi shpesh kombinohen për të krijuar një përzierje toksike: qeveria privatizon gjërat për të kursyer para, por buxhetet e tkurrura më pas e diskreditojnë privatizimin. Debati në burgun e Birmingham-it ishte pjesërisht si pasojë e zvogëlimit prej 30% të buxhetit të Ministrisë së Drejtësisë që nga viti 2010, një tkurrje që ka tensionuar burgjet publike aq dhe ato private.
Shterimi me privatizimin dhe masat shtrënguese përkon me një ndjenjë në rritje se kapitalizmi britanik po manipulohet në favor të personave të brendshëm. Drejtuesit kryesorë të vendit janë mjeshtra në rritjen e pagës së tyre duke paketuar bordet me servila dhe duke i dhënë vetes alternativa bujare fitimi. Një raport i ri nga Qendra për Pagat e Larta tregon se kompensimi i shefit mesatar të një kompanie FTSE 100 u rrit me 11% në 2017, në 3.9 milion paund, ndërsa paga e punëtorit mesatar nuk arriti të përballojë inflacionin. Sistemi bankar në Britani udhëhiqet nga loja e personave të brendshëm që gëzojnë në prapavijë subvencione të mëdha nga taksapaguesit, të cilët duhet t’i dorëzojnë ato në qoftë se gjenden në telashe. Të njëjtat banka kanë pak lidhje me ekonominë reale: vetëm rreth 10% e huadhënies së tyre është për bizneset jashtë pronës komercile. Kompanitë globale si Amazon dhe Google largohen duke paguar pak taksa nga përdorimi i palimituar i parajsave fiskale dhe çmimit të transfertës. / Burimi:  aei.al

 



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas