Bota

Thaçi: Unë nuk kam arritur të bind Serbinë për të njohur Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të enjten, ka folur mbi idenë e tij të korrigjimit të kufijve me Serbinë, një ditë para takimit në Bruksel me Aleksandër Vuçiç.

Thaçi u shpreh për emisionin ‘Opinion’, se marrëveshja për korrigjimin e kufijve me Serbinë është mjaft e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje paqësore, pasi jemi në një situatë të ngrirë, prandaj është e rëndësishme që të arrihet një e tillë.



Presidenti i Kosovës u shpreh në lidhje me marrëveshjen se është shumë pesimist, por pavarësisht kësaj sheh një dritë jeshile.

Ai tha se realizimin e kësaj marrëveshje e shikon si diçka mjaft të rëndësishme për të vazhduar më tej.

Sipas tij, Kosova dhe Serbia janë duke bllokuar njëra-tjetrën. Thaçi tha se po punon për të arritur një marrëveshje ndërkombëtare,

Unë nuk kam fuqi t’a bind Serbinë t’a njohë Kosovën. Askush nuk i cënon më interesat e Kosovës, pasi Serbia nuk ka më Millosheviçin, por njerëz të zgjedhur”,- tha ai.

Propozimi i kreut të shtetit të Kosovës ka shkaktuar debate të shumta, jo vetëm në politikën e Prishtinës, por edhe më gjerë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas