Kryesore, Rajoni

Thaçi: Popujt që kanë përjetuar luftën e dinë rëndësinë e paqes

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shkruar në lidhje me Ditën Ndërkombëtare të Paqes, duke thënë se rëndësinë e saj e dinë më së miri vetëm ata popuj të cilët e kanë përjetuar luftën.

Në llogarinë e tij në Facebook, Presidenti Thaçi thotë se është duke punuar vazhdimisht për paqen ndonëse bashkëpunimi me njëri-tjetrin janë vlera universale.



“Sot, tërë bota e feston Ditën Ndërkombëtare të Paqes. Popujt që e kanë përjetuar luftën, e dinë më së miri rëndësinë e paqes. Kosova i ka përjetuar të dyja. Ne e dimë se paqja bëhet më vështirë se lufta.

Që dy dekada pareshtur po punojmë për paqen, sepse e duam dhe besojmë në të. Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi me njëri-tjetrin, pavarësisht dallimeve që mund t’i kemi, janë vlera universale.

Duhet të jemi të bashkuar të gjithë për paqen dhe të ardhmen evropiane. Të bashkuar në diversitet! HTH”, shkruan Thaçi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas