Rajoni

Thaçi për median kroate: Beteja me Serbinë zhvillohet në Bruksel




               Publikuar në : 13:02 - 11/09/18 |
mapo.al

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për RTL-in kroat, ka thënë se do të jetë shumë e vështirë të arrihet paqja me Serbinë, por mënyra e vetme drejt zgjidhjes është dialogu.


RTL-i kroat shkruan se gjatë vizitës në Kosovës të lejuar nga autoritetet kosovare, Vuçiç e ka shokuar publikun me një fjalim skandaloz në Mitrovicë, në të cilin, duke e rikujtuar tubimin në Gazimestan, ku Sllobodan Millosheviçi e ka mbajtur fjalimin para mijërave njerëzish, e ka përshkruar Millosheviçin si “lider të madh serb”.

 

Thaçi ka thënë që dihet botërisht që Sllobodan Millosheviçi ka qenë kasap i Ballkanit, që nga Sllovenia deri në Kosovë dhe se në mënyrë të drejtpërdrejtë është përgjegjës për gjenocidin e kryer në Kosovë.

 

“Glorifikimi i tij, tash kur janë shtuar përpjekjet për arritjen e paqes, sipas presidentit kosovar janë një gabim shumë i madh”, shkruajnë mediat kroate.

I pyetur nga RTL kroat nëse është befasuar nga dalja relativisht e dobët e serbëve në tubimin e Vuçiçit, Thaçi ka thënë se nuk merret me numrin e njerëzve që kanë marrë pjesë dhe se për të është shumë më i rëndësishëm fakti që vizita ka kaluar pa incidente. (Indeksonline)


Etiketa: , ,

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas